Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka bërë një paraqitje të mahnitshme në gjysmëfinalen e “The Voice Australia”.
Ajo ka ndarë një set fotografish në rrjete sociale, ndërsa ka prezantuar ‘look’-un unik dhe fustanin po ashtu mjaft interesant.
Me një nuancë të ngjyrës së vjollcë të lehtë e me flokët kaçurrela të kapura, biondja ka marrë gjithë vëmendjen.
“Unë nuk mund të besoj se jemi pothuajse në fund të The Voice Australia. Gjysmëfinalja me ekipin tim të mrekullueshëm #EkipiRita”.
“Kush mendoni se do të fitojë?”, është shprehur më tej 30 vjeçarja. Pozat e ndryshme të Orës, të cilat i ka ndarë me 16 milionë fansat, morën komplimente të shumta dhe tejet pozitive.










