Rita Ora merr ofertën marramendëse për t’u rikthyer në “The Voice”

Sezoni i fundit i “The Voice Australia” rezultoi mjaft i suksesshëm falë dhe ekipit gjykues, pjesë e së cilëve ishte dhe Rita Ora. Jessica Mauboy dhe Sebastian tashmë kanë firmosur sërish kontratë për të qenë pjesë e sezonit të ardhshëm por organizatorët po punojnë për të rimarrë dhe Ritën.

Thashethemet e industrisë: ‘Kontratat janë duke u punuar për Ritën; topi është i gjithi në fushën e saj për t’u kthyer. Asaj i ofrohen deri në 1 milion dollarë në sezon, që është një tarifë përbindëshi ”, tha burimi

Madje asaj i është ofruar një shumë e majme për t’u rikthyer sërish në Australi. “Asaj i është ofruar deri në 1 milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse. Është joshëse në një botë ku nuk ka aq shumë para për të fituar në turne gjatë Covid-19.“, tha një burim.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në Australi, Rita u bë kryefjalë e mediave për shkak të lidhjes me Taika Waititi. Këngëtarja dhe regjisori nga Zelanda e Re dolën publikisht si çift vetëm pak javë më parë dhe madje thuhet se ata po planifikojnë dhe martesën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu