Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj është gjetur sot mes një breshërie ankesash nga biznesmenët përreth autotradës Tiranë-Durrës, bizneset e të cilëve janë përmbytur natën e kaluar.
Në veçanti ka rënë në sy problemi i një të riu nga Vlora, që i drejtua ministrit: Ç’po bëhet? Vit për vit ndërroj mobiliet! Punoj për të ndërruar mobiliet!”
Kur i riu ka parë që Xhafaj po e anashkalonte si të tjerë, është përlotur: “E kam nxjerrë mamin tim në krahë, më beson?! Desh jam mbytur mbrëmë, o njeri, a beson apo nuk beson?!”
Në këtë moment, Xhafaj i gjendur edhe para mediave, e ka dëgjuar me vëmendje të riun, e ka përqafuar dhe i ka dhënë numrin e tij të telefonit.”
Ndiqnin videon nga7:32 dhe dhe bashkëbisedimin e plotë të zbardhur më poshtë:










