Rivaldo: Coutinho duhet të rikthehet në Ligën Premier, do të shkëlqente te Arsenali ose Tottenhami

Legjenda braziliane, Rivaldo beson se Philippe Coutinho duhet të kërkojë një transferim në Ligën Premier, pasi aty do të shkëlqente.

Ylli i Barcelonës ka luftuar që nga transferimi në Camp Nou nga Liverpooli, ndërsa huazimi i tij te Bayern Munichu nuk ishte një sukses i hapur.

Tani fituesi legjendar i Kupës së Botës me Brazilin, Rivaldo, ka sugjeruar Coutinhon që të bashkohet me Tottenhamin ose Arsenalin, pasi ai mund të jetë klas botëror në ato klube.

“Coutinho së shpejti do të kthehet nga huazimi i tij në Bayern te Barcelona, por dyshoj se ai mund të ringjallë karrierën e tij atje”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Mundësia e tij më e mirë mund të ishte kthimi në futbollin anglez, ku ai kaloi sezonet më të mira të karrierës së tij”.

“Cilësitë e tij duket se janë më të përshtatshme, pasi ai dëshmoi në Liverpool kur ishte një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier”.

“Në Arsenal, Tottenham ose Leicester, Coutinho mund të jetë një titullar i rregullt sezonin e ardhshëm”.

“Do të ishte një mundësi e mirë që braziliani të rigjej formën e tij më të mirë dhe të tregojë se ai vazhdon të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm që i përket elitës”, përfundoi braziliani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu