Rivaldo dëshiron që Neymar t’i bashkohet Juventusit, për ta krijuar një dyshe fantastike me Ronaldon

Saga e transferimit të Neymar po vazhdon ende në këtë verë me tri klube që javë vënë pas tij.

Barcelona mbetet në krye, por me Real Madridin dhe Juventusin që po e vëzhgojnë nga afër situatën e yllit të Paris Saint-Germain.

Neymar përveç talentit që tashmë e ka dëshmuar, ka një jetë jo shumë sportive dhe një pagë të madhe. Parisit i ka kushtuar shpesh ky stil i jetës së lojtarit.

Aktualisht askush, as Neymar, nuk e di të ardhmen.

Por legjenda braziliane e futbollit, fituesi i Kupës së Botës, Rivaldo, e ka hedhur idenë e çmendur, që Neymar të bëhet bashkë me Ronalon te Juve.

“Unë i imagjinoj të kombinuar në një lojë brilante”, ka thënë Rivaldo.

Juventusi është përmendur disa herë si opsion për Neymarin, por klubet spanjolle duken më të avantazhuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu