Serbia e sheh Francën si një partner të rëndësishëm, në kuptimin politik, ushtarak dhe ekonomik, ndërsa Franca shpreson që duke forcuar lidhjet ekonomike me Serbinë, jo vetëm që do të kërcënojë rivalin e saj kryesor në BE, Gjermaninë, por edhe do të kontribuojë në arritjen e objektivin lidhur me “autonominë strategjike të Unionit”, vlerëson për EWB, Johanna Diemel, analiste e pavarur gjermane për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore, duke komentuar vizitën e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi.
Duke folur për kursin politik të Macron ndaj Serbisë, Johanna Daimel thekson se duhet të kemi parasysh edhe “garën” me Gjermaninë, e cila është intensifikuar veçanërisht për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë, përfshirë migrimin dhe efektet ekonomiko-sociale.
“Ekonomia gjermane është në telashe dhe Gjermania është ende partneri më i rëndësishëm ekonomik i Serbisë. Për të siguruar industrinë e vet të automobilave, Berlini hodhi në ujë vlerat evropiane dhe përqafoi Beogradin për litium, duke prishur kështu reputacionin e tij dhe të BE-së. Gara është në vazhdim.
Edhe pse Macron humbi në zgjedhjet franceze (parlamentare) dhe vendi është ende në pritje të një qeverie, Franca ka një rëndësi strategjike për Serbinë, sepse përfaqëson fuqinë bërthamore evropiane dhe vendin e dytë më të fuqishëm ekonomikisht në Evropë. Franca tashmë ka një prani të fortë ekonomike në Serbi – ajo ka modernizuar aeroportin në Beograd, do të marrë pjesë në ndërtimin e metrosë, është e përfshirë në industrinë e mbrojtjes dhe sektorin e IT. Për Beogradin, ato lidhje ekonomike me Francën shkojnë paralelisht me ato politike”, thekson analistja gjermane.