RMV, rreth 300 denarë rritje të rrogës neto, rritje më të madhe në disa sektorë

Në Maqedoninë e Veriut në muajin tetor rroga neto ka qenë 27.899 denarë, derisa rroga bruto 41.654 denarë. Në periudhën gusht-tetor rroga neto ka qenë 27 613 denarë, ndërsa rroga bruto ka qenë 41.213 denarë.

Në krahasim me muajin e kaluar, rritje të pagës mesatare bruto dhe neto është regjistruar nga 3.8% deri 4.5% përqind në sektorët si: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (4.5%), Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (4.2%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (3.8%).

Në sektorët për Akomodim dhe shërbime ushqimore është regjistruar rritje nga 18.629 denarë në 19.148 denarë.

Enti Shtetëror i Statistikave theksoi se rritje në rrogën neto dhe bruto në krahasim me vitin e kaluar është regjistruar në Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, Industria përpunuese dhe Arte, argëtim dhe rekreacion.

Në sektorin e arsimit, rroga mesatare në periudhën gusht-tetor ka qenë 27.413, ndërsa në muajin tetor ka qenë 27.595 denarë.

Ndryshe, rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në muajin shtator të këtij viti është 27,405 denarë, derisa rroga mesatare bruto ka qenë 40,913 denarë. Në periudhën korrik-shtator të këtij viti, rroga mesatare neto ka qenë 27 391 denarë, ndërsa ajo bruto 40,875 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu