Robertson: Hazard, më i mirë se Ronaldo e Messi

Robertson thotë se Hazard është lojtari më i mirë me të cilin është përballur ndonjëherë.

Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andrew Robertson, në të kaluarën është përballur me shumë lojtarë të mëdhenj veçuar Cristiano Ronaldon, Lionel Messin, Kylian Mbappen e Neymarin, raporton “The Sun”, transmeton Express.

Por, ai thotë se blerja më e re e Real Madridit, Eden Hazard, është lojtari më i mirë me të cilin është përballur ndonjëherë.

“Ai është me siguri lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur”, u shpreh Robertson.

“Hazard e meriton transferimin (në Madrid), meriton çdo lëvdatë”.

“Është lojtar fantastik, futbollist i klasit botëror dhe ndoshta një ndër më të mirët në botë aktualisht”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu