Roja bregdetare greke mohon akuzat për shtyrjen e emigrantëve në ujërat turke

Roja Bregdetare Greke mohoi akuzat e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë se ka shtyrë emigrantët nga ishulli Lesbos në ujërat territoriale turke.

Ministria Turke e Mbrojtjes postoi pamjet nga një dron që tregon një anije greke duke shtyrë një varkë me emigrantë në veri të një ishulli grek.

Ministria thekson se emigrantët u shpëtuan nga një anije e rojes bregdetare turke. Një zyrtar i lartë i rojes bregdetare greke deklaroi se nuk bëhet fjalë për shtypje, por për parandalimin e hyrjes së paligjshme në ujërat territoriale greke.

Greqia dhe Turqia kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke përfshirë kufijtë dhe burimet energjetike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu