Romët dhe turqit deklarohen shqiptarë për t’u punësuar

Enti Shtetëror i Statistikave ka punësuar romë dhe turq të deklaruar rrejshëm si shqiptar për të zënë vendet e punës të parapara për shqiptarë. Vendimet të cilët i ka siguruar Alsat dëshmojnë se sipas konkursit këto vende ishin paraparë për shqiptar, por kandidati i zgjedhur është Eran Zekir, i komunitetit turk. E ka keqpërdorur përkatësinë shqiptare përmes deklarimit të rrejshëm ose jo, për një gjë të tillë nuk morëm përgjigje nga zëvendësdrejtori i ESSH-së, Ilmi Selami.

Emrah Huseinovski është i punësuari tjetër i cili ka zënë pozitën e shqiptarit si bashkëpunëtor për kualitet në Departamentin për kualitet, zhvillim dhe koordinim të sistemit statistikor. Sipas verifikimeve të Alsat, rezulton që Huseinovski i përket komunitetit rom, por as për këtë rast konfirmim ose përgënjeshtrim nuk morëm nga Selami si njeriu i dytë i Entit të Statistikave.

Denoncimi i arritur deri në Televizionit Alsat flet edhe për një vendim të Entit të Statistikave në kundërshtim me marrëveshjen parimore mes partive politike që udhëheqësi i njësisë rajonale në Shkup të jetë shqiptar. Vendimi që kemi siguruar dëshmon të kundërtën. Në këtë pozitë më 20 dhjetor të vitit që lamë pas është zgjedhur Jasmina Gjorgjieva. Edhe për këtë vendim të ESSH-së, Selami nuk kishte një përgjigje mbi pyetjet e Televizionit Alsat, ndonëse paraprakisht kishte deklaruar se udhëheqësi i njësisë rajonale të Shkup është dhe do të jetë shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë që nëpër institucionet shtetërore keqpërdoret mekanizmi i balanserit. Hapat e ndërmarra nga institucionet nuk dhanë rezultatet e konkrete pavarësisht se në certifikatat e lindjes shkruan përkatësia etnike, por dispozitat ligjore mundësojnë të drejtën e vetë deklarimit për çdo individ.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu