Ronaldinho: Martinelli ma kujton Ronaldon

Ronaldinho ka thënë se Gabriel Martinelli po ja kujton atij Ronaldo Fenomenin me lëvizjet e tij. 18-vjeçari po shkëlqen te Arsenali duke shënuar dhjetë gola në 21 paraqitje në të gjitha garat, e që golin ndaj Chelseat në javën e kaluar ishte diçka speciale.

Ronaldinho ka thënë se bashkëkombësi i tij ka cilësi të ngjashme me ato të Ronaldo Nazarios, shkaku se të dy luajnë një lojë të ngjashme.

“Ne si brazilian jemi të lumtur me të dhe të ardhmen e tij. Është diçka kur ke talent, një gjë tjetër kur ke edhe besimin si 18-vjeçar”, ka thënë ai në një intervistë për Mirror.

“Ai ma kujton Ronaldon në sezonin e tij të parë në Evropë kur shënoi 30 gola dhe njerëzit filluan të thoshin: Kush është 18-vjeçari brazilian?”.

“Ai e donte topin, kalonte lojtarë, nuk kishte frikë ndaj lojtarëve apo skuadrës ndaj të cilës luante – dhe këtë gjë e shoh te Martinelli”, ka shtuar më tej ai.

Martinelli ende nuk ka debutuar te Brazili, por që Ronaldinho ka insistuar se ai do të ftohet nga trajneri Tite shumë shpejtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu