Ronaldo dhe De Ligt në dyshim për Milanin

A do t’ia dalin Ronaldo dhe De Ligt të rikuperohen për ndeshjen Milanin?

Pasi siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Champiosn leagues, Juventusi ka nisur punën për të përgatitur ndeshjen e ardhshme të kampionatit italian, atë ndaj Milanit të dielën në mbrëmje.

Kështu gjatë seancës së sotme stërvitore ka rënë në sy fakti që Cristiano Ronaldo dhe Mathijs De Ligt janë stërvitur veçmas grupit, për shkak të problemeve muskulore, ndërsa burime pranë klubit bardhezi bëjnë me dije se prezenca e tyre ndaj Milanit është në dyshim.

Mbrojtësi holandez nuk mori pjesë as në udhëtim ndaj Lokomotivës së Moskës për shkak të dëmtimit, ndërsa Ronaldo luajti deri në minutat e fundit në kryeqytetin rus, për t’u zëvendësuar më pas.

Gazetari i “Goal.com”, Romeo Agresti, shkruan se te “Zonja e Vjetër” janë optimist se do të përballen me Milanin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu