‘’Ronaldo është ende më i miri në botë’’

Cristiano Ronaldo është ende lojtari më i mirë në botë, pavarësisht se nuk arriti pritshmëritë e zakonshme në Juventus, sipas ish-bashkëlojtarit te Portugalia Nani.

Ronaldo ndihmoi Juven të fitojë Serie A dhe Superkupën e Italisë në sezonin e tij të parë, duke shënuar 28 gola në 43 ndeshje në të gjitha garat.

Sidoqoftë, ky ishte edhe sezoni më i dobet individual për të, që nga edicioni 2008/09 kur shënoi 26 gola për Manchester Unitedin, përcjell lajmi.net.

Por Nani – aktualisht lojtar i Orlando City në MLS – nuk ka dyshim se Ronaldo është akoma lojtari më i mirë në botë.

“Ishte një sezon i suksesshëm për të. Mendoj se ai ka luajtur mirë”, tha ai për Omnisport.

“Nuk është e lehtë të luash në Itali, sepse futbolli është shumë taktik, mbrojtësit atje janë më të fortë”.

“Ai shënoi shumë gola, vazhdoi të ishte më i miri në botë. Mendoj se ai ka qenë i jashtëzakonshëm”, potencoi Nani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu