Ronaldo foto me të ëmën e kthyer nga spitali: Kujdesuni për familjet tuaja, rrini në shtëpi

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka shpërndarë një fotografi të përzemërt me nënën e vet, e cila është rikthyer në shtëpi pasi është liruar nga spital ku po trajtohej nga sulmi në tru që e pësoi javë më parë. Portugezi nuk ka harruar të bëjë thirrje përsëri për të qëndruar në shtëpi, në luftë kundër koronavirusit.

Dolores Aveiro, nëna e yllit portugez, u lejua të kthehet në shtëpi të shtunën, gati dy javë pasi e pësoi sulmin në tru që ia kërcënoi jetën, transmeton InfoShqip.com

Aveiro e postoi një selfie në rrjetet sociale pasi u largua nga spitali të shtunën mbrëma dhe Ronaldo e shprehu gëzimin që tani e ka të ëmën në shtëpi.

Ronaldo shkroi në Instagram: “Po ndihem shumë falënderues që nëna ime është kthyer në shtëpi nga spitali dhe po e merr veten”.

35-vjeçari bëri thirrje për të qëndruar brenda në shtëpi, në përpjekje për ta luftuar përhapjen e Covid-19.

“Kujdesuni për familjet dhe më të dashurit tuaj. Rrini në shtëpi, shpëtoni jetë”, shtoi ai.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu