Ronaldo humbi një mundësi të artë, për të cilën ende po flitet (VIDEO)

Në ndeshjen e parë të xhiros së 28-të të kampionatit italian të futbollit, Juventus ka mundur Leccen 4:0 në Torino, duke çuar epërsinë në shtatë pikë ndaj Lazios.

Lecce u mbajt mirë deri në minutën e 53’, kur Paulo Dybala shënoi golin e epërsisë për ‘Zonjën e Vjetër’.

Cristiano Ronaldo nga penalltia shënoi për 2:0, ndërsa dy golat tjerë për Juventusin u shënuan nga Gonzalo Higuain dhe Matthijs de Ligt.

Ata që shikuan ndeshjen, ende mbajnë mend një dështim të Cristiano Ronaldos, i cili gjeti vetën para portierit të Lecces në pjesën e parë.

Ronaldo, bëri një lëvizje të mirë duke i ikur mbrojtjes së mysafirëve, por, edhe pse ishte i vetëm përballë portierit, goditja e tij me kokë nuk ishte as afër kuadratit të portës.

VIDEO:

Juventus 0 – 0 Lecce – Ronaldo big miss 41′ from r/soccer


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu