Ronaldo i infektuar me koronavirus, Chiellini tregon për gjendjen shëndetësore

Mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Giorgio Chiellini, ka thënë se Cristiano Ronaldo edhe pse është infektuar me koronavirus, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sulmuesi i Juventusit Ronaldo doli pozitiv në testin për Covid-19 të martën mbrëma në kampin portugez dhe do të mungojë dy javë. 35-vjeçari nuk ka simptoma të virusit dhe po e ndjek protokollin, që nënkupton se ai është vetizoluar dhe nuk mund të luajë për Portugalinë kundër Suedisë në Ligën e Kombeve.

“Cristiano është mirë, ai është i qetë dhe po merr rrezite në diell. Ai do të kthehet kur të bëjë mirë”, tha Chiellini i pyetur për Ronaldon.

Ndërsa për 35-vjeçarin foli edhe trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, i cili tha se Ronaldo dëshiron të kthehet në fushë sa më shpejt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu