Ronaldo i kishte kërkuar agjentit të tij ta largojë nga Juventusi para afatit kalimtar të janarit

Cristiano Ronaldo vazhdon të luajë në nivele të larta të futbollit evropian, por ia mund të largohet nga Juventusi për shkak të përplasjeve që ka në këtë skuadër.

Kryesorja është me trajnerin Maurizio Sarri, madje ky i fundit do e nxirrte dy herë nga loja disa kohë më parë.

Kjo shkaktoi pakënaqësinë e Ronaldos, që në një rast u largua menjëherë nga stadiumi pas fitores me Milanin, duke mos pritur që të festojë dhe urojë shokët e skuadrës.

Mediumi spanjoll “ABC” shkruan se sulmuesi i ka kërkuar menaxherit të tij, Jorge Mendes, që ta largojë nga Juventusi.

Por ky i fundit nuk e ka gjetur një tjetër ambient për Ronaldon.

Klube si Bayern Munich dhe PSG nuk janë të gatshëm që ta transferojë në skuadër, ndërsa Real Madridi nuk po mendon për një rikthim të tij.

Kjo për shkak të pagesës së lartë që kërkon lojtari dhe moshës së tij.

Kërkesa mësohet që është bërë para afatit kalimtar të janari dhe mundësia e vogël për një aventurë të re ia pamundësoi lëvizjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu