Ronaldo i len një bakshish të “majmë” hotelit në Greqi ku i kaloi pushimet me familjen, ja shuma

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë lojtari më i përfolur këto ditë në botën e futbollit. Portugezi javën e kaluar kaloi nga Real Madridi te Juventusi për 100 milionë euro dhe një rrogë vjetore prej 30 milionë eurosh.

Para se ky transferim të kompletohej, CR7 ishte duke pushuar me familje në Greqi. Pushimet e tij janë bërë edhe një herë lajm, këtë herë për bakshishin që Ronaldo ia ka lënë hotelin grek ku po pushonte.

I kënaqur nga shërbimit portugezi la bakshish hiç më pak se 20 mijë euro. Por, duke parë rrogën e 33-vjeçarit te Zonja e Vjetër kjo është vetëm një pikë ujë në oqean.

Këtë shumë te kampionët e Serie A ai e fiton për më pak se gjashtë orë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu