Ronaldo injoron keq Carragherin duke mos ia zgjatur dorën, Keane e Neville pastaj tallen me ish-mbrojtësin anglez (VIDEO)

Në Angli po luhet derbi më i madh anglez mes Manchester United dhe Liverpool. Para fillimit të ndeshjes, Cristiano Ronaldo është afruar për t’i përshëndetur analsitat e Sky Sports.

Ish-legjendat e Ligës Premier, Gary Neville, Roy Kean e Jamie Carragher janë në analizën e Sky Sports, por Ronaldo e ka injoruar njërin nga ta.

Portugezi është afruar për t’i folur për dore Neville e Roy Kean, derisa Carragher tentoi t’i fliste por Ronaldo e injoroi keq atë.

Kaq ka mjaftuar që video në fjalë të bëhet virale në rrjetet sociale, me shumë tifozë duke u talluar me ish-mbrojtësin e Liverpoolit.

Por me Carragher u tallen edhe kolegët e tij Neville e Kean duke shkaktuar të qeshura të mëdha para sfidës mes United e Liverpool. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu