Ronaldo: Juventusi duhet të vazhdojë kështu

Cristiano Ronaldo beson se Juventusi mund të vazhdojë të rritet me Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain, vetëm se ekipi duhet të luajë me besim.

Juventusi fitoi me rezultat 3-1 ndaj Udineses në takimin e vlefshëem për javën e 16-të në Serie A.

Në këtë fitore, Maurizio Sarri ka përdorur treshen e sulmit: Ronaldon, Higuain dhe Dybalan së bashku dhe funksionoi mirë, pasi portugezi shënuan dhe asistuan.

Ylli portugez shënoi dy gola, ku njëri u asistua nga Higuain, ndërsa Dybala gjeti një herë golin, por iu anulua për prekje të topit me dorë.

“Gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim, edhe pse mund të kishim shënuar më shumë gola”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Sky Sport Italia.

“Mendoj se kjo është një mënyrë e mirë për të luajtur dhe është e rëndësishme që ne duhet të luajmë me besim”.

“Nuk bëhet fjalë për shfaqje individuale, por se si ne punojmë si kolektiv”, përfundoi portugezi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu