Ronaldo me dy golat e tij e vendos Juven në krye të tabelës, gabon Milani

Juventusi ka marrë pikët e plota n xhiron e 17 në Serie A, duke e mposhtur 3-1 Udinese. Kurse, Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi, duke barazuar 0-0 me Sassuolon.

Cristiano Ronaldo është këndellur, së bashku me Juventusin.

Pas humbjes nga Lazio, 34-vjeçari portugez e ka ndihmuar Juventusin ta mposhtë Udinesen me dy gola.

Ish asi i Manchester United e Real Madrid, realizoi në minutat 9’ dhe 37’, derisa golin e gjeti edhe Bonucci 45’.

Kurse golin e nderit për Udinesen e shënoi Pussetto në minutën e 94’.

Pas kësaj fitore, Juve ka marrë përkohësisht kreun në Serie A, me 39 pikë të grumbulluara, një më shumë se Interi që sonte përballet me Fiorentinën.

Milan merr vetëm një pikë në shtëpi.

Pas fitores së madhe kundër Bolognas, Milani ka barazuar 0-0 në shtëpi me Sassuolon.

Skuadra e Stefano Piolit tentoi përgjatë 90 minutave të gjejë golin e tri pikëve, por ishte e pamundshme kundër një skuadër mirë të organizuar si UdinesE.

Kështu, pas këtij barazimi Milan ka mbetur në pozitën e 10 me 21 pikë të grumbulluara pas 16 xhirove.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu