Ronaldo pranë 700 golave në karrierë

Portugali-Luksemburg, Ukrainë-Portugali apo Juventus-Bologna? Duke marrë në konsideratë profilin e Cristiano Ronaldos, në një nga këto ndeshje duhet të shënojë golin e tij të 700-të në karrierë.

I duhen vetëm dy finalizime dhe mund ta arrijë këtë objektiv që në ndeshjen e radhës. Ka shënuar në total 698 gola në karrierë me Sportingun e Lisbonës, Manchester United, Real Madridin, Juventusin dhe Portugalinë: Ja statistikat më interesante të CR7″>CR7 nga viti 2002 deri më sot.

Cristiano Ronaldo”>Ronaldo”>Ronaldo”>Ronaldo i ka shënuar 450 nga 698 golat e tij gjatë karrierës së tij në Spanjë. 64% të finalizimeve të tij janë me fanellën e Real Madridit (është golashënuesi më i mirë i “Los Blancos” në të gjitha kompeticionet).

Me Portugalinë është në kuotën e 93 golave”>golave, që përbëjnë 13% të totalit.

Viktima e preferuar është Sevilla, së cilës CR7″>CR7 i ka shënuar 27 gola, më pas vjen Atletico Madrid (25 gola).

Në 972 ndeshje të zhvilluara gjithsej, ka shënuar në 21 gara të ndryshme. Është e kuptueshme që La Liga, ku ka luajtur për 9 sezone, mban vendin e parë për numrin e golave”>golave të shënuar nga Ronaldo”>Ronaldo”>Ronaldo”>Ronaldo. Në Champions është rekordmeni absolut me 127 gola.

Shumicën e golave”>golave Ronaldo”>Ronaldo”>Ronaldo”>Ronaldo i ka shënuar me këmbën e djathtë, 440 (63%), sidomos brenda zonë se rreptësisë 593 (85%). Janë 55 finalizime nga goditjet e dënimit dhe 112 nga pika e bardhë e penalltisë. Para se të arrijë shifrën e 700 golave”>golave është e rëndësishme të kujtojmë se Ronaldo”>Ronaldo”>Ronaldo”>Ronaldo golin numër 100 në karrierë e ka shënuar me Manchester United (kundër Tottenhamit), ndërsa të 600-in me Real Madridin, kundër Juventusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu