Ronaldo rrëfen takimin me Ferguson që e bindi të kalojë tek United

Cristiano Ronaldo u bind për të kaluar tek Manchester United pikërisht në ndeshjen që Sporting Lisbona pati me “djajtë e kuq”.

Ronaldo ishte nën vëzhgimin e mjaft klubeve të tjera, por ishte interesimi i Sir Alex Ferguson që e bindi portugezin të kalojë tek United.

“Kjo ndodhi menjëherë pas ndeshjes. E mbaj mend që ndeshja sapo kishte marrë fund. Një drejtor i Sportingu erdhi te unë dhe më tha se Fergusoni dëshironte të fliste me mua”, ka rrëfyer Ronaldo për takimin e parë me Ferguson në një intervistë të dhënë për DAZN.

“Unë u largova nga zhveshtorja dhe shkova në zhveshtoren tjetër bashkë me të, si dhe me një përkthyes. Ai e shfaqi interesimin e vet, ne biseduam dhe natyrisht që unë isha shumë i lumtur”.

“Duke e ditur se unë isha vetëm një djalosh i ri dhe pasi që e dija se të gjithë më donin mua në skuadrën time, ai moment ishte me të vërtetë emocional për mua”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu