Ronaldo shet vilën në Mançester me “çmim qesharak”, nuk i hyn më në punë

Ylli i Juventus, që ka bërë emër dhe ka shërbyer në skuadra spanjolle e angleze, pa llogaritur edhe shumë ndeshje në ekipin e tij kombëtar ka vendosur që të shesë një prej vilave, që e ka blerë 11 vjet më parë në Angli, e që tashmë duket se nuk i hyn më në punë.

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka nxjerrë në shitje supervilën e tij në Mançester për 3.5 milionë pound. Cristiano e kishte blerë vilën përpara 11 viteve, dhe tashmë ai thotë se nuk i hyn më në punë.

Vila ndodhet në fshatin e bukur të Alderley Edge dhe përbëhet nga 5 dhoma fjetjeje. Në krahasim me çmimet e shtëpive të tjera në të njëjtën zonë, çmimi i vendosur nga Ronaldo për shtëpinë e tij, nuk është relativisht i lartë, në fakt ekonomisti i tij thotë që Cristiano Ronaldo del me humbje nëse e shet shtëpinë më këtë çmim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu