Ronaldo tregon se ku është dallimi mes tij e Messit, si dhe për çka do të mbahet mend argjentinasi i Barçës

Cristiano Ronaldo ka kontribuar në debatin e përjetshëm se kush është më mirë, ai apo Lionel Messi.

Portugezi është shfaqur në një dokumentar të DAZN-it, “The Making Of”, teksa ka treguar se ku është dallimi mes tij dhe argjentinasit.

Sulmuesi i Juventusit ka pohuar se dallimi qëndron në faktin se ai ka luajtur për klube të ndryshme, me të cilët ka fituar tituj të Ligës së Kampionëve.

“Dallimi është se kam luajtur për klube të ndryshme dhe e kam fituar pesë herë Ligën e Kampionëve ndërsa ai është në të njëjtin klub gjatë gjithë karrierës. Unë isha shtatë herë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, ku në gjashtë herë kam qenë vit pas viti. Janë shumë pak futbollistë që kanë fituar pesë tituj të Evropës me klube dhe kjo është arsyeja pse unë identifikohem me atë garë”, pohoi futbollisti.

Ronaldo fitoi një titull evropian me Manchester United dhe katër me Realin. Gjatë rrugës, ai vlerësoi Messin, i cili fitoi katër titujt evropian me ekipin e Barcelonës ndërsa është shpallur gjashtë herë golashënuesi më i mirë i garës.

“Messi është një lojtar i shkëlqyer i futbollit, i cili nuk do të mbahet në mend vetëm për Topat e Artë, por edhe si lojtari kryesor i ekipit vit pas vitit”, tha CR7.

Ndryshe, 34-vjeçari deri më tani ka fituar një herë titullin e kampionit të Evropës me kombëtaren e Portugalisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu