Ronaldo vazhdon thyejë rekordet në futboll, bëhet lojtari i parë që arrin shifrën e 400 golave në pesë ligat kryesore evropiane

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë çdo rekord në futbollin evropian. Sulmuesi portugez është njëri nga golashënuesit më të mëdhenj në histori të futbollit dhe këtë e ka dëshmuar tash e disa vite, shkruan InfoShqip.com

Golat e shumtë të shënuara me skuadrat e tij kanë bërë që Ronaldo të arrijë shumë rekorde botërore. Një i tillë është edhe ky i sotmi (e shtunë), të cilin e ka arritur portugezi me golin e shënuar në Serie A ndaj Genoas.

Me këtë gol, Ronaldo ka arritur në shifrën e 400 golave në pesë ligat kryesore evropiane duke u bërë i pari lojtar që arrin këtë rekord.

Ylli portugez në kohën e kaluar te Manchester Unitedi ka shënuar plot 84 herë në Ligën Premier. Diferenca e golave të Ronaldos u bë te Real Madridi, pasi nga 292 ndeshje në La Liga, portugezi tundi rrjetën plot 311 herë.

Në anën tjetër me fanellën e Juventusit deri më tani ka shënuar pesë gola në Serie A.

Lojtari i vetëm që e ndjek portugezin është rivali i tij i përjetshëm Lionel Messi, i cili ka shënuar 389 gola me Barcelonën në La Liga. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu