Roth: Çdo politikan duhet të pyesë veten se çfarë mund të bëjë për vendin

Pyetja që duhet t’i bëjë vetes çdo politikan në vend është – çfarë mund të bëj për vendin, jo për partinë, tha kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, i cili po viziton sot vendin.

Ai shtoi se gjatë ditës do të ketë një takim edhe me përfaqësues të opozitës.

Shpresoj se tani në parlamentin maqedonas do të mund të krijohen parakushte për të vazhduar me negociatat për anëtarësim. “Unë e di se nuk është e lehtë për shumë njerëz kur bëhet fjalë për këto ndryshime kushtetuese, por të gjithë duhet t’i bëjnë vetes pyetjen – jo si mund ta ndihmoj partinë, por si mund ta ndihmoj vendin tim,” tha Roth.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu