Rouhani: Të gjitha planet dhe komplotet e Shtëpisë së Bardhë dështuan njëqind për qind

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se planet dhe komplotet e SHBA-së kundër Teheranit dështuan njëqind për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rouhani bëri vlerësime lidhur me sanksionet e SHBA-së gjatë një fjalimi në ceremonitë e hapjes së projekteve elektrike, të digave dhe energjisë diellore të zhvilluara me videokonferencë në rajonet Kermanshah, Azerbajxhanin Lindor dhe Ardabil të Iranit.

Në fjalën e tij Rouhani mbrojti idenë se projektet e realizuara janë “një tregues i rezistencës” pavarsisht sanskioneve të zbatuara ndaj Iranit.

“Përfundimisht, ne mund t’i shpallim botës se kanë dështuar qind për qind të gjitha planet dhe komplotet që Shtëpia e Bardhë ka zbatuar për të bërë që Irani të dorëzohet. Planet dhe komplotet e Shtëpisë së Bardhë ishin një gabim i madh strategjik”, tha presidenti iranian.

Më tej Rouhani theksoi se sanksionet e SHBA-së krijojnë presion mbi popullin, por “nuk kanë mundur ta ndalojnë atë nga rruga e përparimit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu