Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka rrëfyer ‘penun’ e tij të jetës. Ai ka treguar qartë se pasi të lërë furbollin do të donte të vazhdonte studimet dhe ti përkushtohej një fushe shumë interesante.
Cristiano shprehet kështu:
“Kurrë nuk kam pasur një sezon të keq në jetën time, pasi jam gjithmonë gati t’i përballoj sfidat. Gjithmonë luaj me qëllimin për të fituar. Në momentin që trupi im nuk përgjigjet më në mënyrën e duhur në fushë, atëherë do të jetë koha për t’u tërhequr. Shumë vite më parë, mosha ideale për t’u ndalur së luajturi ishte 30, ose 32 vjeç; tani shihni ende 40-vjeçarët duke luajtur”.
“Kur ta lë futbollin, do të doja të rifilloja studimet. Dua të përqendrohem shumë në këtë gjë, sepse për fat të keq studimet që kam bërë nuk mund t’iu përgjigjen të gjitha pyetjeve që kam në mendje. Një gjë që më magjeps është ta provoj veten në aktrim, në ndonjë film”.
“Ruajtja e nivelit tim të suksesit gjatë 15 viteve të fundit ka të bëjë kryesisht me këmbënguljen për të qenë më i miri”-përfundon CR7./infoshqip.com










