Rrëfim nga Londra: Si u larguan 40 trupa të pajetë nga spitali

Një infermiere e Sigurisë Kombëtare të Shëndetit (NHS) në Britani të Madhe ka rrëfyer gjatë të martës në lidhje me ngarkimin e 40 trupave të vd ekur nga koronavirusi në frigorifer, pasi morgjet janë përplot me viktima.

Sally Goodright tha se stafi në Spitalin Universitar West Middlesex në Londrën Perëndimore është aq i mbingarkuar me trupa të vd ekur, sa që nuk po arrijnë të pranojnë të vd ekur të tjerë, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ajo iu bashkua pesë punonjësve të tjerë shëndetësor për lëvizur kufomat nga spitali. Në mesin e pacientëve, siç tregon infermierja, ishin edhe emrat e atyre që vinin të kontrolloheshin rregullisht tek ajo.

Infermierja Goodright iu bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndalojnë grumbullimet e vizitat tek të afërmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu