Rrëfimi i çuditshëm i gazetares: Ja çka vesh Edi Rapa poshtë xhinseve

Të gjithë e dinë tashmë se Rama është një “gjeni” përsa i përket stilit unik që zgjedh të ketë.

Ama tema e djeshme në Top Show që fliste për veshjen e politikanëve shqiptarë ka bërë që të ftuarit të zbulojnë disa detaje të padëgjuara më parë.

Gazetarja Iva Tiço, ka treguar se në kohën kur ishte gazetare kulture dhe në ministri ishte Edi Rama, sot kryeministër, ajo ka parë që Rama poshtë xhinseve mbante pizhama ngjyrë gri.

“Rama më ka pëlqyer më shumë ekstravagant, në atë kohë ishte ministër kulture dhe deri dhe pizhama nën xhinse, i dilnin pizhamat gri nën xhinse në konferencat për shtyp në dimër”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu