Rrëfimi i stërnipit: Si Hasan Prishtina i kërkoi dyluftim një deputeti turko-arab që sulmoi fizikisht Ismail Qemalin

Mehmet Prishtina, stërnip i Hasan Prishtinës, kryeministri i 8-të i shtetit shqiptar, ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, në një intervistë për emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku ka rrëfyer disa nga historitë pikante të familjes Prishtina.

Ai ka treguar një ngjarje ku Hasan Prishtina ka kërkuar dyluftim me një deputet turko arab, i cili kishte sulmuar fizikisht Ismail Qemalin.

Po gjatë kësaj interviste ka rrëfyer dhe takimin me Princin Leka dhe diskutimet mes tyre për vrasjen e Hasan Prishtinës.

“Si kryevepër të tij Hasan Prishtina ka projektin e tij për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Këtë ai e proklamoi duke hartuar 14 pika që për mua edhe sot kanë vlerë. Në janar 1912 ai mbajti një fjalim në parlamentin osman sipas të cilit në rast se nuk pëfilleshin kërkesat e tij tha: unë do ngre dhe organizoj kryengritje në malet e Kosovës. Sulltani u përlot nga fjalimi, jo nga emocioni për fjalët e Hasanit por për shkak se me këtë fjalim ai kupti se Perandoria Omsane po merrte fund. Pikërisht për këtë fjalim Hasani u akuza për grusht shteti dhë u kërkua dënimi i tij me vdekje. Pas fjalimit Hasani u mbështetet fort nga deputetët e tjerë shqiptarë në parlamentin osman mes të cilëve edhe Ismail Qemal Vlora. Duhet theksuar se pas fjalës së tij në parlament, u ngrit një deputet turko arab i cili debatoi ashpër me Ismail Qemalin dhe sipas dokumenteve e ka sulmuar Ismail Beun edhe fizikisht. Në këtë moment ka ndërhyrë Hasan Prishtina për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e Ismail Qemalit. Hasani i kërkoi deputetit turko arab dyluftim, një duel me armë. Por Ismail Qemali nuk e lejoi të bënte këtë duel duke i thënë; Hasan, biri im, ti na duhesh për punë madhore, jo për këto. Këtë e rregullojmë ndryshe. Hasan Prishtina fatkeqësisht nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor sepse u arrestua nga forcat e ushtrisë serbo malazeze dhe u burgos në Beograd”, ka thënë Mehmet Prishtina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu