Rrëfimi mes lotësh i fqinjëve pas aksidentit në Kavajë: Mungesa e një mbikalimi po na vret (VIDEO)

Jo vetëm për familjen, por vdekja tragjike në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm e Xhemil Piskut dhe nuses së djalit të tij Edlira Pisku ka hidhëruar së tepërmi edhe miqtë dhe fqinjët. Ata kanë shkuar të parët në vendin e ngjarjes.

Në një prononcim për News 24 ndërsa nuk arrijnë t’i ndalin lotët, fqinjët thonë fjalët më të mira për 69-vjeçarin dhe familjen e tij.

“Burrë më i lartë në zonën e Golemit. Po shkonin në Berat me nusen e djalit. Ka fejuar djalin dhe po çonte nusen. Jemi komshinj po shumë të afërt. Kemi 20 vjet bashkë në Golem, në qendër. Familje e nderuar, edhe nuse, edhe çunat”, thonë ata.

Banorët e kësaj zone kanë shqetësim të madh mungesën e një mbikalimi, gjë e cila iu rrezikon jetën çdo ditë. “Mbikalimi është shumë problem”, shprehen ata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu