Rrëmbimi i 3 policëve, Kurti: Pse heshtin ndërkombëtarët? Ndodhi brenda kufirit, KFOR duhet të reagojë

Rrëmbimi i 3 policëve shqiptarë ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes. Kryeministri Albin Kurti tha se rrëmbimi i tyre ishte agresion e intencë për eskalim. Ai ka kërkuar lirimin e policëve dhe ka kërkuar nga ndërkombëtarët që ta dënojnë aktin. Madje u shpreh i habitur për heshtjen e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë.

“Heshtja e tyre besoj që nuk i kontribuon as de-eskalimit, as hetimit, as drejtësisë”.

Kurti shtoi se synimi është siguria, veçmas në kufijtë e Kosovës, ndërsa përgjegjës për sigurinë në zonën kufitare bën KFOR-in.

Nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, po bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë”, tha Kurti.

Të mos harrojmë që përgjegjësi për këtë vijë kufitare dhe sipas deklaratave të tyre është mbi të gjitha e KFOR-it”, shtoi Sveçla.

Kurti i është përgjigjur edhe letrës së përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili i kërkoi që për veprimet tani e tutje në veri të koordinohet me KFOR-in e EULEX-in.

Mirëpo veprimet operacionale, kur duhet të arrestohet dikush, nuk janë punë e imja. Besoj nuk janë e asnjë zyrtari të BE po ashtu”.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se forcat policore në veri do të reduktohen vetëm kur të largohen kriminelët nga veriu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu