Rrengu që ndali Hitlerin të “pushtonte” kullën Eiffel

Më 14 qershor 1940 Parisi u pushtua nga trupat e Vermahtit . Ushtarët e Rajhut parakalojnë në Champs-Elysées dhe poshtërojnë krenarinë e francezëve.

Parizienët e shohin paradën në një heshtje të akullt, mes lotëve të luftëtarëve të moshuar. Hitlerie viziton Parisin vetëm pak ditë më vonë, në 23 qershor në agim, fshehurazi, nga frika e ndonjë atentati shkruan Bota.al.

Eshtë momenti kur francezët kryejnë një hakmarrje të vockël ndaj nazistëve. Kur Hitleri shkon në bazën e Kullës Eiffel, ata çaktivizojnë ashensorët, u thonë gjermanëve që janë prishur dhe që për shkak të luftës ishte e pamundur të gjendeshin pjesët e këmbimit.

Hitleri duhej të hipte 1665 shkallët një e nga një. Diktatori nazist heq dorë dhe ndalet tek hija e kullës. Pak orë pas largimit të tij, ashensorët funksionojnë sërish


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu