Rreth 1 milionë njerëz në rrezik, stuhia katastrofike tropikale shkatërron gjithçka që i del para

Uragani Florence ka shkarkuar gjithë “zemërimin” e tij mbi Karolinën Veriore, SHBA, duke sjellë reshje të dendura dhe erëra që arrijnë shpejtësinë 90 mph.

Erërat e furishme që duket sikur ulërasin kanë filluar të shkatërrojnë ndërtesat ndërsa, deri më tani, rreth 60 persona janë evakuuar nga një motel që u shemb.

Ndërkohë, një natë përpara se stuhia tropikale të bënte ulje, me miliona shtetas amerikanë u përgatitën për një event moti që ndodh një herë në jetë.

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se uragani Florence, të cilin e krahasojnë me një monstër, pritet të sjellë përmbytje katastrofike dhe kaos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu