Rrezikon 14 vite burg për trafik droge! Kjo është shtëpia “përrallore” e Tahirit (FOTO)

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është kthyer në qendër të vëmendjes për disa ditë më rradhë për shkak të “skandalit” nga dosja e përgjimeve të bandës së Habilajve në Itali.

Në këtë dosje përgjimesh, të bërë publike edhe për mediat në Shqipëri, emri i ish-ministrit lakohej shpesh duke e përfshirë atë në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, raporton albeu.com.

Pas këtyre akuza të rënda, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e ish-ministrit, gjë e cila u hodh poshtë nga Kuvendi i Shqipërisë me 75 vota kundër, por hetimet ndaj tij u lejuan.

Mbrëmjen e kaluar ish-ministri i Brendshem hapi dyert e shtëpisë së tij për gazetarin Sokol Balla, intervistë gjatë së cilës foli edhe njëherë mbi akuzat që rëndojnë mbi të.

Por ajo që nuk mund të mos binte në sy, është shtëpia e tij.

Ashtu siç mund ta shihni në galerinë më sipër, shtëpia e ish-ministrit Tahiri është padyshim shtëpi luksi.

Tahiri akuzohet për dy vepra penale, si trafik droge dhe korrupsion pasiv, vepra të cilat nëse vërtetohen mund t’i kushtojnë atij 14 vite burg. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu