Rrëzohet avioni luftarak në Turqi

Një avion luftarak F-16 është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në Yalova të Turqisë. Piloti arriti të hidhej nga avioni nëkohë dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Avioni ishte nisur nga Eskişehiri për një fluturim stërvitor dhe rreth orës 15:00 të ditës së djeshme u rrëzua pranë Bazës Ajrore në Yalova.

Pamjet e publikuara nga momenti i aksidentit tregojnë avionin duke kaluar pranë një automjeti dhe duke u përplasur vetëm pak metra më tutje, në një zonë të pyllëzuar. Pamjet janë filmuar nga drejtuesi i një automjeti që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Menjëherë pas aksidentit ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu