Rrëzohet avioni ushtarak grek, humb jetën 32-vjeçari, dyshohet se është shqiptar

Në afërsi të Kozanit është gjetur i pajetë 32-vjeçari Amar Ibrahimi, pjesë e forcave të ushtrisë greke.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se i riu humbi jetën pasi avioni i tij u rrëzua një ditë më parë në malet e Zagorisë.

32-vjeçari dyshohet se është me origjinë shqiptare.

Pritet ndërhyrja e forcave të tjera të ushtrisë për të nxjerrë edhe mbetjet e avionit që ishte stërvitor dhe përdorej nga baza ushtarake e Kozanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu