Rrihej nga ish bashkëshortja, burri nga Durrësi merr urdhër mbrojtje nga policia

Zakonisht janë burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave, por ka raste kur këto të fundit dhunojnë burrat.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur urdhër mbrojtje për një qytetar i cili dhunohej nga ish bashkëshortja.

Policia bën me dije se shtetasja E.B e divorcuar nga shtetasi A.I e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht këtë të fundit.

Materialet iu kaluan Gjykatës pr masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjate.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.I pasi ish bashkëshortja E.B, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”./opinion/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu