Rriten pagat minimale për pastruesit në Zvicër

Me këtë ngritje, pagat minimale nga fillimi i vitit 2020 për këto kategori do të jenë në mes të 19.20 dhe 21.50 franga për orë pune.

Pagat që marrin punonjësit në sektorin e pastrimit në Zvicër hynë tradicionalisht në mesin e pagave më të ulëta në vend. Rrjedhimisht, ka pasur dhe vazhdon të ketë ankesa nga kjo degë.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, në sektorin e pastrimit do të ketë një rritje të pagave minimale për një pjesë të stafit të kësaj dege, shkruan srf.ch. Nga kjo ngritje do të përfitojnë punonjësit në lëmin e mirëmbajtjes, spitaleve, ata të pastrimit special dhe të pastrimit të automjeteve.

Pagat e tyre do të rriten nga 2 deri në 3.4 për qind, transmeton albinfo.ch. Sipas informacionit që ka dhënë komisioni i përbashkët (i paritetit) i degës së pastrimit, te përfituesit bëhet fjalë për njerëz pa kualifikime dhe me njohuri të dobët ose fare pa njohuri të gjermanishtes.

Me këtë ngritje, pagat minimale nga fillimi i vitit 2020 për këto kategori do të jenë në mes të 19.20 dhe 21.50 franga për orë pune. Nga ana tjetër, nuk do të ketë ngritje të pagave minimale për pastruesit e ndërtesave, të cilët kanë të mbaruar kualifikimin përkatës shkollor (zanatin).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu