Rritet drastikisht çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut ka vendosur rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, me ndryshimet e reja që hyjnë në fuqi nga mesnata, përcjell INA.

Sipas vendimit, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet me 1.5 denarë për litër dhe do të shitet me 87 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 gjithashtu shtrenjtohet me 1.5 denarë, duke arritur në 89 denarë për litër.

Rritjen më të madhe e pëson EURODIZEL (D-E V), i cili shtrenjtohet me 5.5 denarë për litër. Çmimi i ri i naftës do të jetë 88 denarë për litër.

Vendimi i KRRE-së pritet të ndikojë drejtpërdrejt në kostot e transportit dhe buxhetin e qytetarëve./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu