Rritet numri i policëve të plagosur në Kosovë

Është rritur numri i policëve të plagosur në aksionin e policisë në Veri të vendit. Numri deri tani ka shkuar në pesë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Pas katër policëve të plagosur, tani është duke u trajtuar edhe një tjetër polic i cili ka lëndime të lehta”.

Aksioni nga Policia dhe Inspektorati Policor ka filluar në orët e para të mëngjesit kundër korrupsioni, kontrabandës dhe krimit të organizuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu