Rritet shkalla e inflacionit në BE

Çmimet e konsumit në Bashkimin Evropian në gusht ishin 3.2 për qind, nga 2.5 për qind në korrik, që është më e lartë nga objektivat e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) prej 2 për qind, njoftoi sot Zyra e statistikave të bllokut. Një vit më parë, norma ishte 0.4 për qind, tha Eurostat.

Ndër përbërësit kryesorë të inflacionit të Eurozonës, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në zonën e euros erdhi nga energjia (1.44 pikë përqindje), e ndjekur nga mallrat industriale joenergjetike (0.65 pikë përqindje) dhe ushqimi, alkooli, duhani dhe shërbimet (që të dyja 0.43 pikë përqindje).

Krahasuar me korrikun, inflacioni vjetor mbeti i qëndrueshëm në një shtet anëtar dhe u rrit në 26 të tjerë. Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Maltë (0.4 për qind), Greqi (1.2 për qind) dhe Portugali (1.3 për qind) ndërsa shifrat më të larta u shënuan në Estoni, Lituani dhe Poloni (të gjitha 5.0 për qind).

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde të enjten tha se ekonomia e Eurozonës po rimëkëmbet më shpejt nga sa pritej nga pandemia e koronavirusit (COVID-19) në mes të vaksinimit të shpejtë, i cili mundësoi rihapjen e shumicës së sektorëve të ekonomisë.

BQE më parë tha se gjykonte se përparimi i realizuar në inflacionin bazë është avancuar mjaftueshëm për të qenë në përputhje me inflacionin e stabilizuar të 2 për qind në periudhën afatmesme.

Kjo gjithashtu mund të nënkuptojë një periudhë kalimtare në të cilën inflacioni është mesatarisht mbi objektivin“, shtoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu