Rritet tensioni! Rusia nis dy luftanije për në detin Mesdhe, do kalojnë në Bosfor

Rusia ka njoftuar se do të dërgoj dy fregata të Marinës luftarake përmes grykës së Bosforit pikërisht në kohën kur në Siri po rriten tensionet mes Moskës dhe Ankarasë të cilës edhe ju vranë 33 ushtarë dhe ju plagosën 36 nga aleati i Rusisë në Siri , regjimi i Bashar al-Assad të enjten.

Fregatat Admiral Grigorovitch dhe Admiral Makarov të marinës ruse kanë nisur lundrimin nga porti Sevastopol në gadishullin e Krimesë, dhe do të kalojnë ngushticën e Bosforit dhe tha zëdhënësi i Flotës Ruse në Detin e Zi agjencisë së lajmeve ruse Interfaks.

Këto dy luftanije janë të pajisura me predha balistike dhe planifikohet t’i bashkëngjitën flotës së përhershme ruse në detin Mesdhe tha zëdhënësi Aleksey Rulev.

Ai nuk tregoi se në cilën zonë do të vendosen fregatat, por luftanijet që lundrojnë në atë drejtim zakonisht mbështesin operacionet ushtarake ruse në Siri.

Incidenti i 27 shkurtit ka dobësuar më tej marrëveshjet mes Moskës dhe Ankarasë të arritura viteve të fundit rreth Sirisë.

Si vend që ka dalje në Detin e Zi, Turqia obligohet nga Konventa e Montreux e vitit 1936 që rregullon qarkullimin përmes Bosforit dhe Dardaneleve e cila obligon Turqinë të lejoj kalimin e anijeve ruse përmes këtyre ngushticave, përveç nëse është palë ndërluftuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu