Rritja e çmimeve të derivateve dhe ushqimeve bazë! Reagojnë VMRO dhe ASh: Të miratohen ligjet për TVSh-në dhe akcizën

Qeveria nuk i vazhdi masat antikrizë për derivatet dhe produktet bazë ushqimore me cka cmimet u rritën dukshëm, ndërsa kjo krijoi revoltë te qytetarët.

Kanë reaguar partitë opozitare VMRO DPMNE dhe ASH.

Nga partia e Mickoskit deri tek kryeparlamentari Talat Xhaferi dorëzoi kërkesë që të konvokojë seancë urgjente ku në rend dite të vendosen propozim ligjet e tyre për uljen e akcizës për deriavtet dhe heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore.

“Kërkojmë që kjo seancë të thirret sa më shpejtë të jetë e mundur duke pasur parasysh se çdo minutë i kaluar që kur Qeveria vendosi të mos i vazhdojë masat antikrizë për derivatet dhe produktet bazë ushqimore paraqet golgotë të paparë për qytetarët. Qytetarët tanë vuajnë dhe janë sjell në situatë që të presin që dikush të ndërmarrë diçka sepse ne situatën në të cilën Qeveria i la qytetarët ata mund të mbijetojnë mezi 1 javë e jo më gjithë muajin”, theksoi Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Uljen e TVSH-së nga 18% në 5% dhe uljen e akcizës për benzinën nga 22 denarë në 15 dhe dizelit nga 15 denarë në 9 denarë ka propozuar edhe Aleanca për Shqiptarët. Thonë se qëllimi i tyre është që sa më shpejtë të pranohen propozimet e tyre që zbuten çmimet e derivateve dhe produkteve ushqimore.

“Ne si parti politike nuk duam të komplikojmë punët. Do të veprojmë në mënyrë më të mirë dhe produktive. Neve nuk na pengon edhe tek propozim ligjet e propozuara të dorëzojmë amendamente dhe mbi to të veprohet me propozimet tona. Qëllimi jonë nuk është që të lavdërohemi se ja ne e propozuam, kuptohet se duam të jemi aktiv, por duam që propozimet tona të pranohen qoftë nga opozita qoftë nga pushteti”, tha Elmi Aziri, deputet i ASh-së.

Nga ana tjetër si dalje nga kjo krizë e çmimeve Lidhja e Odave ekonomike e sheh rritjen e prodhimit vendor të energjencave dhe produkteve ushqimore. E mes tjerash thonë se në situata kur kemi “çmime shok” dhe mungesa mund të aktivizohen edhe rezervat shtetërore.

“Nëse duam që të mbrohemi nga kjo tronditje e çmimeve duhet të shkojmë në një drejtim. Drejtimi quhet prodhim vendor edhe të energjensave sa më shumë që të mundemi edhe të produkteve ushqimore. Në këtë mënyrë tronditjet do të jenë më të vogla dhe situatën disi do ta mbajmë nën kontroll”, theksoi Trajan Angellovski, kryetar i LOE.

Qeveria dje premtoi se me rebalancin e buxhetit janë paraparë masa të reja antikrizë, por deri tani asgjë konkrete nuk është propozuar. Thonë se me ribalancin e buxhtetit janë parashikuar 76 milionë euro për masa antikrizë, ndërsa implementimi i tyre do të fillojë në periudhë sa më të shkurtër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu