Rrogat e kamarierëve në Austri dhe Kroaci, ja si sillen?

Rrogat neto për kamarierët në Kroaci variojnë nga 1000 deri në 1200 euro. Në Austri, nga ana tjetër, kanë një rrogë nga 2500 deri në 3000 euro neto.

Edhe pse nga 1 maji 2024 është rënë dakord një rritje mesatare e rrogës bazë minimale me 17 për qind për disa nga profesionet në fushën e hotelierisë, kjo do të të jetë e vështirë për t’u zbatuar në praktikë.

Siç njoftoi Shoqata Kroate e Punëdhënësve me Sindikatat e Turizmit, do të ketë një rritje për pastrueset, portierët, bartësve të bagazhit, d.m.th., shërbyeseve, ndihmës kamerierëve, ndihmës kuzhinierëve, ndihmës-recepsionistëve, ndihmës pastiçerëve dhe të ngjashme. Kjorritje e pagës bruto do të jetë me 20 për qind.

Tani pyetja kryesore është se si të sigurohet që të gjithë punëdhënësit të respektojnë këtë vendim të Ministrisë së Punës.

“Do të jetë e vështirë. Inspektimi i punës nuk ka punonjës të mjaftueshëm për të vizituar 70 mijë hotelierë dhe për të kontrolluar nëse e respektojnë një vendim të tillë. Aty ku kemi sindikata, punëdhënësi nuk mund t’i shmanget vendimit dhe do të duhet të rrisë pagën minimale për të gjithë. Por Problem janë të gjitha objektet e tjera të hotelierisë, punonjësit e të cilëve nuk kanë sindikata”, tha Andriq për 24sata.

Gjithashtu, shton ai, ka shumë punëdhënës në turizëm, punonjësit e të cilëve punojnë ilegalisht.

“Në Kroaci, pagat në hotelieri dhe turizëm janë ende të ulëta. Pagat neto të kamarierëve variojnë nga 1000 deri në 1200 euro. Në Austri, nga ana tjetër, kanë rrogë nga 2500 deri në 3000 euro neto, kuzhinierët në Kroaci paguhen nga 1600 deri në 2200 euro dhe për 3000 deri në 4000 euro, nëse nuk i rrisim pagat, do të reduktohemi në fajin e ka edhe fakti që vetëm njerëzit nga vendet e treta, shumë prej tyre, dhe agjencitë që i sjellin këta njerëz nga një fshat ku ata nuk kanë punuar kurrë dhe nuk e dinë gjuhën, të paktën bazat e kroatishtes”, thotë Andriç./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu