Bërja me pagesë nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje për çdo automjet në Rrugën e Kombit ka sjellë dhe reagimin e ashpër të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se Shqipëria nga rruga e ‘Kombit’ fiton 300 milionë euro të ardhura në vit, dhe sipas tij, fare mirë një pjesë e këtyre lekëve mund të përdoreshin për mirëmbajtjen e saj.
POSTIMI I PLOTË
Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!
Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit! sb










