“Rrugët e Maqedonisë” asfalton çdo cep të rrugëve shqiptare në Gostivar

Sot drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu ka tronditur Gostivarin me makinerinë për të asfaltuar rrugën nga Gostivari në Vrapçisht. Asfaltimi ka filluar në afërsi të Urës në Gostivar që lidh me fshatin Debresh dhe do të përfundojë deri në komunën e Vrapçishtit.
Siç u shpreh drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu kjo ndërmarrje vazhdon investimet kapitale në viset shqiptare për të lidhur çdo fshat shqiptarë me qytetet. Rruga është e gjatë afër 7 km dhe kap vlerën 35 milionë denarësh. Kadriu gjithashtu premtoi se investimet të tilla do të ketë në çdo komunë shqiptare sipas plan programit për vitin 2016.
Edhe kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta në emër të qytetarëve të Gostivarit falënderoi tej mase drejtorin Kadriu për bashkëpunimin mes komunës dhe NP “Rrugët e Maqedonisë” ku siç u shpreh kryetari Bejta se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu