Radio Televizioni i Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes në natën e së hënës.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i transmetuesit publik, Gëzim Bimbashi, i cili edhe ka publikuar pamje nga incidenti në llogarinë e tij në Facebook.
Minuta më herët, RTK raportoi se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek objekti i saj rreth orës 22, saktësisht tek transmetuesi i valëve.
Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Televizioni i Kosovës,transmeton InfoShqip.com.